Nesër nis gjykimi për vrasjen e Liridonës, familja pret gjykim pa gabime
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 27 janarin 2025 për mbajtjen e shqyrtimit fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se, si familje besojnë në drejtësi e shpresojnë që gjykimi të jetë profesional e pa gabime.
“Ju njoftoj që gjykimi i rastit të vrasjes dinake të motrës tonë Liridona Ademaj fillon nesër në ora 11.00 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ne si familje besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që gjykimi do të jetë efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin shqyrtimin fillestar”, shkruan ai.