Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës për hyrjen me automjete në Parkun Kombëtar Mali Sharr, përcjell TV21. Pagesa do të bëhet përmes dërgimit të një SMS-i ose përmes skanimit të QR kodit. Të gjithë vizitorët që hyjnë në park do të duhet të paguajnë, përjashtuar banorët e fshatrave brenda parkut, pronarët e pronave private dhe subjektet juridike (kompanitë) të regjistruara në territorin e parkut.
“Me dërgimin e një SMS-i për hyrjen e automjetit tuaj, ju kontribuoni drejtpërdrejt në mbrojtjen e natyrës së Sharrit dhe ndihmoni në ruajtjen e këtij thesari të rrallë natyror për gjeneratat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e sotëm të Parkut Kombëtar Mali Sharr.

Pagesa mund të bëhet duke dërguar një mesazh nga telefoni me kategorinë e mjetit dhe targën në numrin 144 – 555, ose përmes skanimit të një kodi QR ku zgjidhet kategoria dhe vendosen të dhënat përkatëse. Çmimet janë si më poshtë:
Motoçikleta dhe automjete: 150 denarë
Furgonë dhe minibusë deri në 20 ulëse: 250 denarë
Autobusë dhe mjete të rënda transporti: 450 denarë