Nga fundjava borë në të gjithë vendin
Moti i qëndrueshëm do të zgjasë edhe për disa ditë, pasi nga e premtja temperaturat do të bien, ndërsa gjatë fundjavës do të ketë edhe reshje të dëborës. Sinoptikët thonë se deri të premten temperaturat do të jenë prej 9 deri në 15 gradë celsius. Në mbrëmje do të ketë reshje të borës në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut.
“Në fund të ditës të premten do të kemi reshje lokale shiu dhe në vendet malore reshje bore, si dhe për shkak të një mase ajrore më të ftohët depërtuese nga veriu do të fryjë edhe erë e fortë veriore. Në ditët e fundjavës moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore. Kah fundi i të shtunës reshjet do të shndërrohen në reshje bore edhe në vendet më të larta, ndërsa të dielën edhe në vendet e ulëta”, tha Juliana Fidanoska Mishkoska, sinoptikane.
Pjesa perëndimore e vendit do të përfshihet më së shumti nga reshjet e dëborës, duke përshirë edhe qytetet, ku do të krijohet shtresë më e madhe bore.
“Në zonat urbane kryesisht në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje të borës veçanërisht të dielën. Edhe në fushëgropat e Shkupit reshjet do të jenë të dëborës.. Në orët e natës të së dielës reshjet do të ndalen dhe nga e hëna do të kemi mot më të ftohët me temperatura të ulëta të mëngjesit. Temperaturat do të jenë nën zero, intervali do të jetë prej minus 2 deri në 5-6 gradë”, shtoi ajo
Ndërsa gjatë ditës së sotshme në viset perëndimore të vendit ka reshje të dobëta lokale të shiut dhe erë e lehtë./Alsat.mk