Nga Golfi në tank, 1.9 TDI po bëhet arma më e fuqishme e ushtrisë gjermane

141
fresco

Motori legjendar 1.9 TDI të Grupit Volkswagen u prodhua deri në vitin 2009, dhe fitoi një reputacion si një motor i pathyeshëm.

I pranishëm në shumë modele të Grupit Volkswagen: Audi A3, Seat Leon, Škoda Octavia, Volkswagen Golf dhe 16 modele të tjera, ky motor dizel dallohej për qëndrueshmërinë, konsumin e ulët dhe performancën e tij.

Variantet e tij të ndryshme, fuqia nga 75 në 160 kf , u përshtatën me nevojat e një game të gjerë automjetesh, shkruan Indeksonline.

Motori që shënoi një epokë të industrisë së automobilave po bëhet një pjesë kyçe e industrisë ushtarake.

midle

Ky motor tani po përdoret në tankun gjerman, Wiesel 2.

Wiesel 2 , prodhuar nga Rheinmetall , gjeti një aleat ideal në 1.9 TDI.

Në veçanti, përdoret një version me 110 kf dhe 235 Nm çift rrotullues , i lidhur me një transmetim automatik me katër shpejtësi.

Edhe pse shpejtësia maksimale është rreth 80 km/h dhe konsumon deri në 40 litra për 100 km në terrene të vështira, besueshmëria dhe qëndrueshmëria e këtij motori e bëjnë atë ideal për kërkesat e fushëbetejës./Indeksonline/

Comments