Nga Kosova në Shqipëri përmes Morinës gjatë fundjavës hynë 2 mijë persona

415

Mbi 2 mijë persona nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri përmes pikëkalimit të Morinës, në zonën e Kukësit, bën të ditur atsh. Përmirësimi i motit ka bërë që shqiptarë të Kosovës të vendosin të vizitojnë Shqipërinë.

Gjatë fundjavës, qindra shqiptarë të Kosovës kanë kaluar kufirin ndërkohë që Policia e Kufirit dhe Migracionit ka shtuar sportelet e përpunimit të dokumentacionit si dhe personelin, në mënyrë që të mos krijohen pengesa.

Vetë shqiptarët e Kosovës kërkojnë që kufiri të mbetet imagjinar, pasi mes shqiptarëve nuk duhet të mbeten më hije nga e kaluara. Sipas raportimeve të policisë së Kufirit e Migracionit, gjatë fundjavës kanë kaluar më shumë se 2 mijë persona ndërkohë për dy javët e fundit në Shqipëri kanë hyrë më shumë se 13 mijë e 500 persona 5600 automjete dhe kanë dalë prej saj 14 mijë e 600 persona me 6300 automjete.

Comments