Nga mesnata rritje e çmimeve të derivateve të naftë!

222

Komisioni Rregullativ për Energji, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RKE) ka miratuar Vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,46% krahasuar me vendimin e datës 30.12.2024.

Çmimi me pakic i benzinës EUROSUPER BS-95 nga mesnata rritet për 1,00, ndërsa benzinës EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 1,50 denarë për litër, njoftoi Komisioni Rregullativ për Energji.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 78,00 denarë, EUROSUPER BS-98 për 80,50 denarë, EURODIZEL (D-E V) për 72,50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 72,00 denarë.

Çmimi me pakicë i derivatit M-1 NS ulet për 0,073 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 45,711 denarë.

Comments