Nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës

332

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me
pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,15 %, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri
(ЕL-1) rriten për 1,00 denar/litër.

Nga mesnata EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 68.50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS – 98 për 70.50 denarë.

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 61.00 denarë.

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) nga mesnata do të shitet për 61,00 denarë.

Comments