Nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të ftohtë, nga nesër deri në mëngjesin e së hënës do të mbajë mot kryesisht i vranët, me paraqitje të mjegullës dhe reshjeve të herëpashershme të shiut, të cilat vende-vende do të jenë të rrëmbyeshëm dhe më të bollshëm, sidomos në perëndim dhe jug (mbi 50 l/m2, informojnë nga Administrata për Çështje Hidrometeorologjike.
Nga aty shtojnë se reshjet në male do të jenë borë, ndërsa të shtunën në vendet më të larta dhe në disa vende më të ulëta do të ketë reshje shiu dhe bore. Në male do të krijohet mbulesë e konsiderueshme bore, e sidomos ditën e shtunë në pjesët perëndimore do të krijohet mbulesë bore edhe në disa nga zonat më të ulëta.