Moti nesër do të jetë i vranët me reshje shiu më të bollshme (mbi 20 l/m2), njofton KMSH.
Të premten dhe deri në mëngjesin e së shtunës do të ketë reshje shiu, të cilat në male dhe në disa vende më të larta, sidomos në zonat perëndimore të vendit do të jenë me borë dhe do të formohet mbulesë bore.
Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu, veçanërisht e fortë ditën e premte. Në ditët e fundjavës do të mbajë mot stabil me ulje të temperaturave të mëngjesit.