Nga sot më nuk vlejnë dokumentet me emrin e vjetër Republika e Maqedonisë
Prej sot nuk do të jenë të vlefshme dokumentet personale dhe patentë shoferët e lëshuar me emrin e vjetër shtetëror – Republika e Maqedonisë.
Të gjithë ata që do kenë patent shoferi me emrin e vjetër dhe nuk kanë ndërruar ato me emrin e ri të shtetit do të përballen me gjoba nga MPB.
Kushdo që kapet me patentë të vjetër do të gjobitet me 100 euro.