Ngjarje tragjike në Durrës, dallgët nxjerrin në breg 4 vjeçaren e pajetë

309
policia-durres-Small-641x380

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme tek Shkëmbi i Kavajës, ku është mbytur një vajzë 4 vjeç.

E mitura me iniciale E.M u nxor në breg nga dallgët e detit. Në vendngjarje mbërriti policia e Durrësit dhe nisi hetimet për këtë ngjarje, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sipas dëshmitarëve, mendohet se vajza e mitur u shkëput nga vëmendja e prindërve dhe u fut në det.

Comments