Mbrëmë përveç zgjedhjeve presidenciale, raundi i dytë është zhvilluar edhe në Novo Sellë, ku është votuar për kryetar komune.
Kryetar i ardhshëm i Komunës së Novo Sellës do të jetë Nikolla Andonov i LSDM-së, i cili fitoi 19 vota më shumë se Nikollço Stoillkov i OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, Nikolla Andonov ka fituar 2885 vota ose 49.27 përqind, ndërsa Nikollço Stoillkov ka fituar 2866 ose 48.95 përqind të votave të përgjithshme.
Zgjedhjet e parakohshme komunale në Novo Sellë u mbajtën për shkak të arrestimit të ish-kryetarit të komunës, Boro Stojçev, i cili më pas edhe dha dorëheqje./Telegrafi/