Nis llogaritja verore e kohës/ Akrepat një orë përpara – ora 02:00 bëhet 03:00!

51
fresco

Llogaritja verore e kohës nis më 30 mars në orën 02:00 pas mesnate, me çka ora zhvendoset një orë përpara respektivisht në orën 03:00.

Vendimi për vendosjen e llogaritjes verore të kohës në vendin tonë është në përputhje me Ligjin për llogaritjen e kohës dhe në përputhje të datave evropiane.

Ndryshimi i orës në vendin tonë, si në shumicën e vendeve evropiane, ndodh dy herë në vit edhe atë: fundjavën e fundit të muajit mars kur fillon llogaritja verore dhe në fundjavën e fundit të tetorit kur fillon ora dimërore.

midle

Përveç te ne, llogaritjen verore të kohës e praktikojnë edhe shumica e vendeve evropiane, përveç Rusisë, Turqisë, Bjellorusisë dhe Islandës. Ndryshimet sezonale të kohës, përveç Evropës, aplikohen edhe në shumicën e vendeve të Amerikës Veriore dhe Qendrore, si dhe në shumë vende të tjera të botës.

Ora nuk ndryshon në Japoni, Kinë, Korenë e Jugut dhe as në vendet e kontinentit afrikan.

Viteve të fundit një numër I madh i shteteve ishin angazhuar për të shfuqizuar llogaritjen verore të kohës dhe të nxitur nga këto nisma, në vitin 2016 Bashkimi Evropian inicoi një nismë që të përcaktohet një kohë e unifikuar për të gjitha shtetet e Evropës, por përpjekjet ishin të pasuksesshme. /tvklan.mk.

Comments