Një fëmijë 9 vjeçar ka ndërruar jetë dy ditë më parë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve

77

Një fëmijë 9 vjeçar ka ndërruar jetën dy ditë më parë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Drejtori i Klinikës për Alsat konfirmoi rastin, i cili tha se fëmija ishte sjellë nga Sveti Nikolla në gjendje të rëndë shëndetësore pa vetëdije, dhe dy orë pasi ishte pranuar në klinikë ka ndërruar jetë.

Më herët Spitali klinik i Shtipit ka lëshuar një komunikatë për vdekjen e fëmijës nëntë vjeçar. Siç thuhet në njoftim, fëmija më 14 janar në ora 18 është dërguar në Repartin e Pediatrisë në Spitalin klinik të Shtipit në gjendje të rëndë të përgjithshme. Menjëherë janë bërë analizat, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë, të njëjtën ditë në orën 19:00 është transportuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, thuhet më tej në njoftim. Ndërkohë Inspektorati Shëndetësore është duke kryer kontroll të jashtëzakonshëm në Klinikën e Fëmijëve pas vdekjes së 9 vjeçarit.

Comments