Një i vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person nga koronavirusi, derisa nga 3.074 testime, 4 kanë rezultuar pozitive. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 68 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 149.790.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 155.616 të infektuar me COVID-19 dhe 5.475 të vdekur. Aktualisht janë 351 raste aktive.