Një person vret ish-të dashurën, vëllain e saj dhe veten në Gjermani

296

Policia në Gjermani ka konfirmuar se një person i armatosur ka vrarë ish-të dashurën dhe vëllain e saj para se t’ia merrte jetën edhe vetes.

Detektivët thanë se një person ishte vrarë brenda një shtëpie dhe tjetri pak jashtë saj në qytetin perëndimor të Espelkamp.

Gazeta Bild fillimisht citoi policinë të thoshte se dukej se vrasësi kishte “ikur” në qendër të qytetit dhe oficerët thanë se autori ishte ende në arrati.

Por më vonë u raportua se personi i armatosur kishte qëlluar dyshen dhe pastaj veten.

Skenat e krimit u tha të ishin rreth 100 deri 200 metra larg njëri-tjetrit.

Komandot speciale të policisë ishin në vendin e ngjarjes në Espelkamp, një qytet me 20.000 njerëz në shtetin perëndimor të Nordrhein-Westfalen.

Autoritetet thanë se nuk dukej asnjë rrezik për publikun.

Comments