Një sëmundje misterioze në Kongo ia merr jetën më shumë se 50 personave brenda pak orëve

79
fresco

Një sëmundje e panjohur që përbën një “kërcënim të rëndësishëm për shëndetin publik”, ia ka marrë jetën tashmë më shumë se 50 njerëzve në Kongo.

Sëmundja filloi më 21 janar në fshatin Boloko, në Republikën Demokratike të Kongos, pasi tre fëmijë hëngrën një lakuriq të natës, sipas zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Afrikë.

Që të tre kishin gjakosur nga hunda dhe kishin vjellë gjak përpara se të vdisnin. Viktimat e tjera kanë përjetuar ethe, të vjella, gjakderdhje, dhimbje koke dhe dhimbje kyçesh, transmeton Telegrafi.

Fëmijët nën pesë vjeç ishin nga i njëjti fshat, ku nga janari kanë vdekur katër fëmijë të tjerë. Së shpejti sëmundja misterioze u shfaq në fshatin e afërt Danda përpara se të përhapej edhe më tej.

Deri më tani janë konfirmuar 419 raste dhe 53 njerëz kanë vdekur në provincën Équateur, një rajon veriperëndimor i pyjeve tropikale dhe tokës bujqësore pothuajse sa madhësia e Anglisë.

Lakuriqët dihet se bartin sëmundje si viruset Marburg dhe Ebola.

midle

Ebola vrau 2,299 njerëz në lindje të Kongos midis 2018 dhe 2020, ndërsa Marburg ia ka marrë jetën të paktën 56 njerëz në vendet fqinje në dy vitet e fundit.

Por testimi i ka përjashtuar të dyja këto, dhe zyrtarët e OBSH-së nuk kanë spekuluar se çfarë mund të fshihet pas shpërthimit të sëmundjes.

Veçanërisht alarmante është shpejtësia me të cilën kjo sëmundje misterioze po vret viktimat e saj – brenda vetëm 48 orëve nga shfaqja e simptomave.

“Kjo është ajo që është vërtet shqetësuese”, tha Serge Ngalebato, drejtor mjekësor i Spitalit Bikoro në Kongo.

Megjithatë, një copëz dritë është se sëmundja misterioze duket se ka një shkallë më të ulët të vdekjeve – rreth 12 për qind – sesa Ebola ose Marburg.

Ekziston gjithashtu shqetësim për rritjen e sëmundjeve që kalojnë nga kafshët te njerëzit, ku njerëzit hanë kafshë të egra.

Shpërthimet si këto janë rritur në mënyrë dramatike me 60 për qind gjatë dekadës së fundit, tha OBSH.

Comments