Një slogan nacionalist serb vendoset në Ambasadën e Kosovës në Norvegji: Akt që cenon normat ndërkombëtare
Ambasada e Kosovës në Norvegji ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për një akt që ka ndodhur së fundmi. Një slogan nacionalist serb është vendosur në ambientet e ambasadës në Oslo.
Në një deklaratë zyrtare, ambasada thekson se ky veprim përbën jo vetëm një shkelje të normave ndërkombëtare, por edhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj parimeve të diplomacisë dhe respektit reciprok midis shteteve.
“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmues dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, personelin e ambasadës, cenon normat ndërkombëtare dhe cenon parimet e diplomacisë dhe respektit reciprok”, thuhet në njoftim e ambasadës.