Njerëz të Selver Xhemailit ndrojnë bravat në Myfteninë e Tetovës (VIDEO)

Skandal i radhës nga tradhtari i Myftinisë së Tetovës, UD Selver Xhemaili.
Mbrëmë në orët e vonshme, bashkëpunëtori i tradhtarit Selver Xhemaili, tradhtari Muhamed Berzati, me dy njerëz në mënyrë banditeske dhe kriminele, hynë në Objektin e Shërbimeve Fetare dhe Sociale, duke e thyer drynin e derës kryesore dhe ndryshuar çelësat e derës.

Myftinia e Tetovës në krye me Myftiun e saj, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi bashkë me anëtarët e Organit Vendimmarrës të Myftinisë dhe hoxhallarët e Myftinisë, dënojnë këtë akt makabër dhe kriminel!
Ps. Më poshtë janë disa foto dhe video incizimi i thyerjes së derës së Objektit për Shërbime Fetare dhe Sociale!