Njoftimi zyrtar nga policia për të shtënat me armë te ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë (VIDEO)

596
Tirane Komuna e Parisit
Policia ka zbardhur detaje të reja lidhur me të shtënat me armë zjarri që janë dëgjuar tek zona e Komunës së Parisit mbrëmjen e sotme. Një person ende i paidentifikuar për uniformat blu, ka qenë ai që ka qëlluar me armë në ajër.
Mësohet se ai ka qenë duke udhëtuar me një automjet BMW ngjyrë e zezë. Pas ngjarjes ai është larguar në drejtim të Selitës. Nuk dihet ende se kush ka qenë objektivi i autorit. Teksa fillimisht u raportua për një konflikt çasti në zonë dhe situata nuk ishte e qartë.
Një telefonatë në sallën operative të policisë ka alarmuar forcat e rendit. Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur detajet.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qytetin dhe janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë në vendngjarje.
Po shqyrtohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth. Policia njofton se në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË:
Rreth orës 21:05, tek Komuna e Parisit, mbrapa një qendre tregtare, një person i paidentifikuar, i cili udhëtonte me një automjet tip BMW X5 ngjyrë e zezë, ka qelluar në ajër, dhe është larguar në drejtim të Selitës.
Për momentin nuk raportohen të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit Nr 2, Shqiponjat si dhe grupi hetimor.
Nga inspektimi në vendin e ngjarjes është gjetur një gezhoje, 7.65 mm. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngarjes dhe identifikimin e autorëve.

 

Comments