Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Aty pritet të bëhet publik emri që do të jetë kandidat për kryeministër nga ky subjekt, shkruan lajmi.net.
Si më e përfolura për këtë pozitë është ish-deputetja, Vjosa Osmani.
Siç duket kjo ka bërë që Lutfi Haziri e Agim Veliu të mos shkojnë në mbledhjen e thirrur nga Mustafa.
Ndërkohë, ende nuk dihet zyrtarisht nëse partia e ka mënjanuar nga gara Lutfi Hazirin. /Lajmi.net/