NQP-ja do të pranojë gjashtë autobusë ekologjik si donacion nga BE-ja

37

Në Drejtorinë e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik “Shkup” në Autokomandë sot do të bëhet pranim -dorëzimi i gjashtë autobusëve ekologjikë. Autobusët janë donacion për NQP-në nga Bashkimi Evropian përmes projektit “BE për ajër të pastër”.

“Këto autobusë paraqesin një hap të rëndësishëm në rrugën e Qytetit të Shkupit drejt uljes së emetimeve, përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe promovimit të mobilitetit të qëndrueshëm urban”, kumton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).

Në këtë aktivitet është paralajmëruar pjesëmarrja e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, përfaqësueses së UNOPS-it në Maqedoninë e Veriut, Mikela Telatin dhe kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Comments