NQP-ja nuk ua vazhdon studentëve biletat për transport publik falas

58

Ndërmarrja për Qarkullim Publik Shkup nuk po ua vazhdon biletat për vitin e ardhshëm studentëve, për transport publik falas në kryeqytet. Kryetari i Kuvendit studentor universitar të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Aleksandar Nikolloski, deklaroi se tashmë kanë derguar apel deri te Qeveria, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Qytetit të Shkupit, kryetarja Danella Arsovska dhe deri te NQP “Shkup”, siç tha “të deklarohen publikisht nëse janë parashikuar mjete për transport falas të studentëve në qytetin e Shkupit”.

“Sepse biletat për vitin 2025 nuk vazhdohen në biletaritë e NQP-së. Nga ana tjetër, nga MASH u deklaruan se janë parashikuar mjete. Gjatë muajit shtator kryetarja ka dhënë deklaratë se ka një borxh të papaguar prej disa milionë denarë që duhet të paguhet, përveç nga ministria dhe Qeveria. Duhet të presim përgjigje nga institucionet”, deklaroi mes tjerash Nikolloski.

Në pyetjen se çfarë arsyetimi kanë marrë nga institucionet, ata janë përgjigjur se “disa prej tyre thonë se nuk do të ketë transport falas në qytet”, ndërsa në një komunikim telefonik nga NQP-ja u është thënë se “ende pritet vendim nga Qyteti i Shkupit.

“Përgjigjja nga MASH-i është se janë siguruar mjete, presim të deklarohet nëse do të ketë apo jo që tashmë t’ua vazhdojnë bieltat studentëve. Ne komunikojmë çdo ditë, gjatë javës së ardhshme tashmë duhet të ketë një përgjigje nga institucionet”, tha kryetari i organizatës studentore të UKIM.

Nëse mbeten pa transport falas, një nga opsionet, tha Nikolloski, është të protestojnë para institucioneve.

Në promovim mori pjesë edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, i cili pyetjes për problemin me transportin falas të studentëve në Shkup, sa ka borxh MASH dhe nëse janë siguruar mjete. në buxhetin, i cili u miratua nga Kuvendi javën e kaluar, nuk u përgjigj konkretisht.

“Përgjigjen për këtë pyetje duhet ta kërkoni nga kryetarja, sepse Ministria tashmë e ka shprehur qëndrimin e saj. Ky problem që është shfaqur tani është përgjegjësi e qytetit të Shkupit dhe e kryetares. Mund të them se në buxhetin për vitin 2025 janë parashikuar mjete për transportin e studentëve, por për këtë do të duhet të merret një vendim shtesë nga Qeveria. Buxheti duhet të kalojë në Kuvend, për të mos përmendur numrat që mund të ndryshohen derisa buxheti është duke u miratuar”, tha Aliu.

Comments