‘Nuk bëtë asgjë për popullin sirian!’ Halla e foshnjës së mbytur ‘fshikullon’ Perëndimin

227

‘Nuk bëtë asgjë për popullin sirian!’ Halla e foshnjës së mbytur ‘fshikullon’ Perëndimin

Vendet perëndimore nuk kanë bërë asgjë për zgjidhjen e krizës siriane, ndërkohë që gjendja reale në Siri vazhdon të mos raportohet, tha halla e foshnjë siriane, që u mbyt në vitin 2015, rrugës për në Evropë, duke u bërë simboli i krizës së refugjatëve.

“Vendi ynë është duke u shkatërruar,” tha Tima Kurdi – një avokate siriane me origjinë kanadeze dhe halla e Alan Kurdi, një tre-vjeçar sirian i cili vdiq në shtator të vitit 2015 rrugës për në ishullin grek, Kos, nga Turqia , duke shtuar se “vendet perëndimore nuk po bëjnë asgjë” për këtë.

Ajo tha se vdekja e nipit të saj u bë “një thirrje për të zgjuar botën, një mesazh nga Perëndia”.

Populli sirian po vuante prej katër vitesh dhe Siria po i lutej gjithë botës për ndihmë, por askush nuk i ka dëgjuar këto lutje, derisa fotografia e trupit nipit tim bëri bujë globale, tha ajo./SYRI.net/

Comments