“Nuk heqim dorë nga grushtet”, SHBA godet Rusinë me sanksione!
Shtetet e Bashkuara po përgatisin një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, arsyeja e të cilave është helmimi i liderit opozitar Aleksei Navalny vitin e kaluar.
Këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan e lëshoi këtë paralajmërim gjatë një interviste për CNN. “Po e sanksionojmë Rusinë për atë çfarë ndodhi me Navalnyn.
I mblodhëm dhe aleatët tanë europianë në përpjekje për të shtuar trysninë mbi Moskën lidhur me përdorimin e një agjenti kimik kundër një qytetari të saj në tokën ruse”, tha Sullivan. “ E kemi treguar përgjatë gjithë kohës se nuk do të heq dorë nga grushtat tanë”, shtoi ai.
SHBA dhe BE e vendosën një raund sanksionesh për këtë çështje në muajin mars. Ato shënjestronin sidomos kreun e shërbimit secret rus FSB që besohet se qëndron pas helmimit. Komentet e Sullivanit erdhën vetëm disa ditë pasi presidenti Joe Biden u takua për të parën me homologun rus Vladimir Putin në Gjenevë.
Marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Moskën mbeten të akullta. Edhe pse dy liderët u përpoqën t`i ulnin tensionit, analistët janë skeptikë lidhur më progresin e atyre bisedimeve. Në muajin mars, Rusia tërhoqi mbrapsht ambasadorin e saj në SHBA pasi Biden e quajti Putinin “një vrasës”, megjithatë të dielën ai u rikthye ne postin e tij.
Top Channel