Nuk i mori votat për deputet, Genc Prelvukaj: Nuk jam i mërzitur për rezultatet zgjedhore

65
fresco

Genc Prelvukaj, kandidat i PDK-së për deputet, ka thënë se nuk është mërzitur nga rezultati që mori në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, pasi nuk arriti të kalojë pragun për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka deklaruar se e ka arritur objektivin e tij që e kishte vendosur paraprakisht, para se të niste fushata, duke folur për numrin e votave që ka arritur që është mbi 12 mijë.

“I mërzitur aspak, sepse garën për Kuvendin e Kosovës e kam marrë me shumë fleksibilitet, normalisht me seriozitet të plotë, mirëpo çfarëdo që do të ishte epilogu unë do të kisha të njëjtën bindje, të njëjtën qëndrim”.

midle

“Realisht fitorja më e madhe gjatë fushatës qëndron se njeh shume njerëz, takon miq, pasuron rrethin që vështirë në rrethana të tjera përveç politikës vështirë do të kishe mundësi t’i njohësh, kjo është fitorja e parë sepse të fitosh njerëz të mirë, miq ta pasurosh rrethin, kjo është fitorja e parë që unë e kam pasë qëllim”.

“E dyta numri prej 12 mijë e 500 që mund të shkojë edhe më lartë shkaku i votave me kusht dhe të diasporës të bënë të ndjehesh mirë, paraprakisht e kemi pasë objektiv këtë numër, e kemi pasë të paqartë se sa duhej numri të ishte për të kaluar pragun një deputet, dhe ne supozonim deri në 12 mijë apo 15 mijë”.

“Në momentin që i caktuam vetes objektivin, unë me ekipin tim u ndjemë të kënaqur, ne e gabuam në kuptimin e pragut, por e arritëm objektivin kjo është një sinjal i mirë për herët e tjera, nëse një herë e kemi mbërri objektivin mund ta mbërrijmë edhe herëve të tjera”, ka thënë Prelvukaj. /Klankosova.tv

Comments