Oda Ekonomike e Kosovës kërkon heqjen e tarifës ndaj ShBA-së: Ky veprim do të forconte marrëdhëniet me ShBA-të

78
fresco

Oda Ekonomike e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifave doganore për produktet amerikane.

Përmes një reagimi, OEK i ka dhënë mbështetje qëndrimin të presidentes Osmani e cila dje ka kërkuar një gjë të tillë.

midle

Në reagim oda ka treguar për efektit që do t`i kishte heqja e tarifës.

“Kjo thirrje fuqizon thirrjen tonë për pezullimin e tarifave doganore për mallrat amerikane dhe nënvizon rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është një hap i rëndësishëm për të avancuar tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar. Oda Ekonomike e Kosovës konsideron se heqja e tarifave doganore për produktet amerikane do të hapte mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe do të kontribuonte në rritjen e mundësive të tregtisë dhe investimeve”, është thënë në reagimin e OEK-së, duke shtuar se një veprim i tillë dhe do të shënonte një hap të madh drejt një tregtie më të lirë.

“Ky veprim do të forconte marrëdhëniet me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Kosovës, Shtetet e Bashkuara, dhe do të shënonte një hap të madh drejt një tregtie më të lirë. Oda Ekonomike e Kosovës beson se veprimet që forcojnë lidhjet me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht ato që janë të bazuara në interesa të përbashkëta dhe vlera ekonomike, janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Në këtë kuadër, Oda Ekonomike e Kosovës fton Qeverinë e Kosovës që të veprojë shpejt dhe të marrë vendimet e duhura që do të mundësojnë heqjen e tarifave doganore dhe avancimin e partneritetit ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është thënë në reagimin e OEK.

Comments