Barcelona është duke bërë gati një ofanzivë të fundit për rikthimin e Neymarit.
E përditshmja sportive katalane “Sport” në numrin e sotëm shkruan se Barcelona është duke përgatitur një ofertë të re për blerjen e brazilianit nga Paris Saint-Germain, përcjell lajmi.net.
Edhe pse kërkohet edhe nga Real Madrid, Neymar thuhet se preferon rikthimin në Camp Nou para transferimit në Santiago Bernabeu.
Por, problemi kryesor qëndron te Paris Saint-Germain që deri më tani ka refuzuar çdo përpjekje dhe ofertë të Barcelonës për transferimin e tij.
Në mbyllje të afatit kalimtar të verës, orët e ardhshme mund të jenë definitive për fatin e brazilianit.