Opozita siguron nënshkrimet për të dërguar në Kushtetuese shkarkimin e Dakës

312

Opozita në Kuvendin e Kosovës ka siguruar nënshkrimet e nevojshme për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një shënimi në Facebook. “Vendimi i presidentes së Kosovës, urdhëruar nga Albin Kurti për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, është antikushtetues, dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik. Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet. Faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje”, ka njoftuar Hoxhaj./21Media

Comments