Osmani konteston pozitën e Aleancës në Qeveri 20 minuta më herët Aziri: Nuk vendos Bujar Osmani për Aleancën

165

Aleanca për Shqiptarët nuk e ka vendin e garantuar në qeverinë e Maqedonisë, sipas zëvendëskryeministrit nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani. I pyetur nga gazetarët se a mund që koalicioni mes Seles dhe Kasamit t’i prishë marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit, Osmani u përgjigj se do të duhet që partneret të ulën dhe të diskutojnë për këtë çështje. “Sepse bëhet fjalë për koalicion me parti opozitare, ku ka edhe spekulime se ka koalicion edhe me parti opozitare maqedonase në atë grup, mendoj se partnerët e koalicionit do të ulen dhe do të sjellin vendim se çka më tutje”, tha Bujar Osmani, BDI. E menjëhershme ishte përgjigja e Aleancës për Shqiptarët. Zëvendësministri i punës dhe politikës sociale, Ilmi Aziri, tha se nuk është Bujar Osmani ai që vendos për fatin e Aleancës për Shqiptarët, shkruan TV21.TV “Fatmirësisht nuk vendos Z. Osmani për pozitën e Aleancës në skenën politike në Maqedoni, rrjedhimisht nuk vendos as për pozitën e Aleancës për Shqiptarët në qeveri. 03:15- Vendin në qeveri nuk e kanë ato të cilët kanë qenë pjesë e sistemit të kriminalizuar, sistem i cili është identifikuar me hajni, kriminalitet dhe amoralitet”, tha Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët. Aziri tha se Aleanca për Shqiptarët është pjesë e qeverisë për shkak të nevojës për reforma në bllokun politik shqiptar, dhe do të vazhdojë edhe më tutje të jetë e koncentruar në këtë drejtim. Menjëherë pasi u bë e qartë se Besa dhe Aleanca do të bashkëpunojnë për raundin e dytë, në opinion filluan të qarkullojnë informata se Aleancën do ta zëvendësoj PDSH-ja në qeveri. Kjo nuk është mohuar ende nga PDSH-ja, kurse burime brenda degës së PDSH-së në Studeniçan bëjnë të ditur se Azem Sadiku do ta kërkojë përkrahjen edhe partive tjera për raundin e dytë, përfshirë edhe LSDM-në./21Media

Comments