Osmani kujton 26-vjetorin e masakrës në Tregun e Mitrovicës: Ishte një sulm i pamëshirshëm

61
fresco

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës në Tregun e Mitrovicës.

E para e vendit ka thënë se sot kujton me dhimbje shtatë jetët e pafajshme që u shuan tragjikisht në masakrën e tregut të Mitrovicës, nga dora kriminale e regjimit gjenocid serb.

midle

“Sot, 26 vite më pas, kujtojmë me dhimbje shtatë jetët e pafajshme që u shuan tragjikisht në masakrën e tregut të Mitrovicës, ku dora kriminale e regjimit gjenocidal serb synoi që me granata ta thyejë shpirtin e një populli që luftonte për liri. Në mesin e viktimave kishte fëmijë e gra, njerëz të pafajshëm që, në vend të paqes, u përballën me brutalitetin. 128 qytetarë atë ditë mbeten të plagosur, ndaj dhimbja u gdhend përjetësisht në trupat e tyre dhe në zemrat tona. Ishte një sulm i pamëshirshëm, një akt barbar që kishte për synim të mbillte frikë, por në vend të saj, mbolli forcë dhe vendosmëri. Mitrovica nuk u thye. Kosova nuk u gjunjëzua”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Comments