Osmani: Le të bëjë Mickoski sa gjysma e asaj që kam bërë unë për gjuhën maqedonase

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i ka reaguar kryeministrit Hrisijan Mickoski për deklaratën e këtij të fundit për identitetin dhe gjuhën maqedonase në BE.
Osmani shkruan në Facebook se ai ka bërë që gjuha maqedonase të pranohet në BE pa asnjë fusnotë dhe pa negociata, ndaj ka ftuar kryeministrin të bëjë për gjuhën shqipe sa gjysma e punës që ka bërë ai në koh kur ishte ministër.

Reagimi i plotë:
Gjuha maqedonase e pranuar në BE dhe korniza negociuese pa asnjë fusnotë
Është nënshkruar marrëveshja e parë me BE-në për njohjen e gjuhës maqedonase (FRONTEX)
Unë kam bërë më shumë për afirmimin ndërkombëtar të gjuhës maqedonase se kushdo prej tyre.
Kryeministri Mickovski le të bëjë për gjuhën shqipe gjysmën e asaj që kam bërë unë për gjuhën maqedonase, shqiptarët do t’i jenë shumë mirënjohës, por më e rëndësishmja, le të mos rrezikojë atë që kanë bërë të tjerët para tij.