Osmani me homazhe për Kadri Zekën, Jusuf e Bardhosh Gërvallën

128

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, sot në mëngjes bëri homazhe në Dubovik për nder të Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe në Prishtinë tek busti i Kadri Zekës.

Me këtë rast presidentja deklaroi:

“Sot, sikurse çdo vit, në Dubovik për t’i nderuar patriotët Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, të cilët 43 vjet më parë, së bashku me Kadri Zekën, u vranë pabesisht në një atentat në Gjermani.

Vrasja e tyre ishte një përpjekje për t`i shuar këta zëra të fuqishëm të kauzës dhe rezistencës sonë kombëtare. Por, historia e ka dëshmuar se e vërteta dhe idealet nuk mund të vriten asnjëherë.

Lavdi jetës dhe veprës së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës!”

Comments