Osmani në Prekaz: Adem Jashari është hero i përjetësisë, njësoj sikurse UÇK-ja e përjetshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të festës së 28 Nëntorit, ka vizituar Prekazin.
Ajo ka kujtuar komandantin e Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK’së.
Për Adem Jasharin ai tha se ishte njeri i destinuar për madhështi, derisa shtoi se “Adem Jashari është hero i përjetësisë, njësoj sikurse UÇK’ja e përjetshme”.
“I lindur më 28 Nëntor, në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë, komandanti legjendar Adem Jashari ishte njeriu i destinuar për madhështi. Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe më të madh me lindjen e kryekomandantit dhe me përkushtimin e palëkundur ndaj idealeve të lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Adem Jashari është zemra e luftës sonë, simboli i rezistencës dhe flakadani i përjetshëm i lirisë sonë. Në këtë ditë, kur UÇK-ja doli për herë të parë publikisht, në mesin e qyetarëve të shumtë, nderuam jo vetëm ditën e lindjes së komandantit legjendar, por edhe veprën dhe sakrificën e tij dhe të ushtrisë së cilës i priu edhe idealeve për të cilat dha gjithçka. Adem Jashari është hero i përjetësisë, njësoj sikurse UÇK-ja e përjetshme! Ai është i gjallë!”