Osmani takohet me presidentin e Sirisë së lirë, flasin për bashkëpunim midis dy shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Turqi ka zhvilluar takim me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa.
Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin midis dy shteteve.
Postimi i plotë:

Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.
Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona.
Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike./Indeksonline/