Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën

123

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar njohje të reja për Kosovën.

Pacolli ka thënë se vitin që shkoi ka sjellë letrat për dy njohje të pasaportave të Kosovës nga Zimbabve dhe Kenia. Ndërsa ka thënë se e njëjta gjë do të ndodhë dhe me njohje të reja, të cilat do të vijnë së shpejti.

“Vitin që kaloi solla letrat për dy njohjet për pasaportat e Kosovës nga Zimbabve dhe Kenia. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me njohje të reja, të cilat do të vijnë së shpejti”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Dikur nga njerzit e caktuar (që më vonë u treguan si të kot) u kritikova ashpër. E madje e quajtën “skandal” pse ja dhash doren pres. Trump në hollin e OKB-së, pse e quajta Bernabiçin “zonja e madhe” ose pse isha takuar me kryeministrin e Marokos me vullnetin e tij.

Megjithatë, unë kam besuar gjithmonë se edukata, mirësjellja dhe diplomacia e mirëfilltë janë çelësi për arritjen e qëllimeve të mëdha për shtetndërtimin e vendit tonë. Ne fund te fundit pjesën e më të madhe të udhetimeve te mia i kam bërë me finanasat e mia dhe nuk kam mar pagë nga qeverija e KosovësEdhe para se të isha ministër i Punëve të Jashtme, arrita të siguroj dhjetëra e dhjetëra njohje për shtetësinë e Kosovës, ndërsa gjatë mandatit tim të shkurtër si ministër, solla edhe dy njohje tjera.

Çdo vend ku kam shkuar dhe çdo person me të cilin jam takuar, kam lënë dyert hapur për dialog dhe bashkëpunim të mëtejshëm duke demaskuar pretendimet e Sërbisë për “ terheqjën “ e njohjeve. Vitin që kaloi solla letrat për dy njohjet për pasaportat e Kosovës nga Zimbabve dhe Kenia. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me njohje të reja, të cilat do të vijnë së shpejti.

Comments