Pak javë pas lindjes, kështu duket Xhensila [Foto]
Këngëtarja një muaj më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë, e që ishte vajzë, shkruan lajmi.net.
Ajo dhe Besi vendosën që vajzën ta pagëzonin Ajka, ndërsa deri tani nuk kanë preferuar ta bëjnë publike fytyrën e saj.
Menjëherë pas lindjes, Xhensila është kthyer në top-formë, e këtë gjë e tregojnë më së miri imazhet që ajo sjell kohë pas kohe në rrjete sociale.
Në fotografinë e fundit, Xhensila shfaqet e grimosur, e bukur si çdo herë, kurse mori shumë komente pozitive nga fansat e saj. /Lajmi.net/