Pamje mahnitëse: Trupat shqiptare i bashkohen aleatëve të NATO-s në Bullgari

70

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook bën me dije se toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontingjentit të IV “FLF BGR” të ushtrisë shqiptare ndodhet në Bullgari, ku ka përmbyllur me sukses muajin e katërt të misionit në stërvitjen “FLASH”.

“Gjatë dislokimit në Camp Novo Selo, treguan aftësi të shkëlqyera në skenarë luftimi”, shkruan Vengu përkrah videos së publikuar që tregon momente gjatë stërvitjes.

Comments