Pamje nga bastisja në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit

231

Sot, në ora 07:30 njësitet e Policisë së EULEX-t kanë filluar bastisjen në një shtëpi banimi në Kodër të Trimave në Prishtinë.

Bëhet fjalë për shtëpinë e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Behar Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur zgjidhjen përkitazi me apelin e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë.

Ekipa e Kanal 10 gjendet në vendin e ngjarjes dhe po sjellë pamjet nga bastisja. /Gazeta10/

Comments