Pasagjerët kanë xhiruar momentin e shpërthimit të zjarrit në aeroplanin Sukhoi Superjet SSJ100.
41 persona janë vrarë pasi një aeroplan rus i pasagjerëve ka bërë një ulje emergjente dhe është përfshirë nga flakët në Aeroportin Sheremetyevo të Moskës, kanë njoftuar autoritetet.
Aeroplani i llojit, Sukhoi Superjet SSJ100, është shfrytëzuar nga linja kombëtare ajrore Aeroflot, dhe është raportuar se ka qenë duke bartur 73 pasagjerë dhe pesë pjesëtarë të ekuipazhit kur ka ndodhur incidenti më 5 maj, transmeton lajmi.net.
Në Twitter janë publikuar pamje nga brenda aeroplanit pas shpërthimit të zjarrit. /Lajmi.net/
Посадка горящего "Суперджета" глазами пассажиров. pic.twitter.com/Z2L8nlXhMN
— baza (@bazabazon) May 5, 2019