Kanë dalë pamje të reja nga grabitja e armatosur e ndodhur mëngjesin e sotëm në “Raiffeisen Bank”, në Shtime.
Katër grabitës pasi dolën nga banka, duke u larguar nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë në drejtim të policisë.
Asnjë person nuk është lënduar nga të shtënat, ndërsa policia po punon në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur me një kombibus me ngjyrë të kuqe.
Ende nuk ka informacione se sa është shuma e parave të grabitura./Indeksonline/