I zhveshur në mes të rrugës e në temperatura -10 gradë celsius, një fëmijë në Prishtinë ka ditë të tëra që po kërkon lëmoshë te vendi siç njihet “Posta e Madhe” në kryeqytet.
I shtrirë në mes të rrugës e tërësisht i zhveshur në pjesën e sipërme, djaloshi po kërkon para nga kalimtarët e rastit, raporton Gazeta Express.
E raste si i këtij fëmije ka plot në Kosovë. Në disa raste fëmijët të cilët kërkojnë lëmoshë, shpesh bien në konflikt me ligjin për kryerje të krimeve të vogla.
Mosha e fëmijëve lypës kryesisht sillet nga 8 në 13 vjeç. Shumë nga ta përfundojnë si të shfrytëzuar, por edhe të trafikuar.
Ndryshe, edhe mekanizmat ndërkombëtarë në raportet e tyre flasin për dukurinë e kërkim-lëmoshës nga fëmijët, konsiderojnë se në Kosovë kjo është një dukuri mjaft shqetësuese.