
Jose Mourinho shpreson të joshë Samuel Umtitin që në verë pritet të largohet nga Barcelona.
Sipas burimeve të “Don Balon”, Barça ka ndërprerë bisedimet për ndonjë marrëveshje të mundshme dhe në verë mbrojtësi 24-vjeçar do të largohet nga “Camp Nou”.

Për Umtitin interesohet edhe Manchester United pasi Mourtinho kërkon të përforcoje skuadrën për një përfaqësim dinjitoz në Champions League.
Kujtojmë që Umtiti ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh dhe United nuk do të kishte asnjë problem ta paguante atë.