Paralajmërimi i Nikut: Më 18 shkurt Tirana në zjarr. Rama s’do jetë kryeministër

491

Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu paralajmëroi se më 18 shkurt Tirana do të jetë në zjarr dhe se në zgjedhje do të shkohet pa Ramën kryeministër.

Në prezencë të përfaqësuesve të PD-së, ai foli sot për protestën e 18 shkurtit që organizon opozita e bashkuar.

Ai madje bëri thirrje për pjesëmarrje në protestë, si edhe shtoi se Rama nuk është më i vështirë për t’u rrëzuar sa Enver Hoxha dhe Ramiz Alia.

“Do të rrethojmë kryeministrinë për 30 ditë. Të mos shkulemi nga sheshi deri sa t’i rrëzojmë. Ky është pushteti i dashnoreve, të gjithë e dinë se kanë mbushur me femra, ndaj boll më, t’i rrëzojmë”.

Comments