Parlamenti i Ukrainës: Na u pranua aplikimi për anëtarësim në BE me procedurë të përshpejtuar

429

Nga Parlamenti Evropian i Ukrainës kanë bërë të ditur se u është marrë parasysh dhe u është pranuar aplikimi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, me procedurë të përshpejtuar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet që t’u drejtohet eurodeputetëve.

Kuvendi ka njoftuar se është pranuar edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti, për anëtarësim në BE.

“Sot, me 1 mars, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’u adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian.Aplikacioni i nënshkruar për hyrjen e Ukrainës në BE, me procedura të përshpejtuara, u pranua dhe u mor parasysh. Fjalimi i Presidentit do të transmetohet me video”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Parlamentit të Ukrainës në Twitter.

Zelenksy bashkë me kryeministrin dhe kryeparlametnarin ukrainas kanë nënshkruar dje aplikimin për anëtarësim, derisa ekipi i tij po negocionte me ekipin e Rusisë në kufi të Bjellorusisë.

Ndryshe Ukraina në situatë lufte ka intensifikuar edhe kërkesat e saj për afrim me Perëndimin, duke kërkuar edhe përshpejtim të anëtarësimit në NATO dhe në BE./Lajmi.net/

Comments