Pas iftarit me Kurtin, Taravari: po përpiqemi që VLEN të vazhdojë bashkë në zgjedhjet lokale

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka deklaruar se në iftarën e djeshëm të thirrur nga kryeministri I Kosovës Albin Kurti kanë diskutuar tema politike por jo për emra të kandidatëve. Ai tha se në parim mbetet që VLEN-i të vazhdojë I bashkuar.
ARBEN TARAVARI, LIDER I ASH-SË

“Kemi diskutuar tema politike po, kemi diskutuar, por nuk kemi diskutuar për emra kandidatësh, kemi diskutuar në përgjithësi, tashmë ka grupe punuese brenda VLEN-it të cilët diskutojnë për përpilimin e listave ose ndaras, ose veç e veç ose të përbashkëta dhe për kandidatura”.
I pyetur se a janë dakorduar për listat ai tha se janë duke I analizuar të gjitha rrethanat. “Ta gjejmë mënyrën më të mirë të mundshme që VLEN-i të vazhdon edhe në zgjedhjet lokale të del si e përbashkët”, u shpreh Taravari.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/