Pas Real Madridit, Muriqi i shënon edhe Barcelonës
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer nga suspenimi i kartoni të kuq, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sulmuesi dardan i ka shënuar gol Barcelonës, me takimin që po luhet në “San Moix”.
Muriqi shënoi në minutën e 43-të të takimit, duke barazuar shifrat në 1-1.
Për Barcelonën, në minutën e 12-të kishte shënuar Ferran Torres.
Ky ishte goli i tretë i Muriqit në La Liga sivjet, duke i shënuar Real Madridit në xhiron e parë./GazetaExpress/