Pas Unikkatilit, radhën e ka Crazy girl! Rama përshëndet Bashën me “Jepi gaz”

123
fresco

Replikat virtuale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha vijojnë, madje me ritëm të përshpejtuar. Në komunikimin e tyre plot nënkuptime, tanimë kanë “futur” edhe kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.

Por jo vetëm kaq, kreu i qeverisë e përshëndet opozitarin me këngën “Jepi gaz” të Crazy girl. Pritet të shohim a do i ndryshojë shijet muzikore Basha apo do i qëndrojë “besnik” Unikkatilit.

Lulzim Basha: O Rame çfarë frikacaku je mor burrë! Ke vënë doktorin me më sulmu mu, ah ça je ça je ë!! U mërzit doktori, se i sulmova partnerin ë…

Edi Rama: E niu Lul e niu, e ndjeu bufi plak atë që ndjeva unë kur u futa te lista e mbyllur. Sa e pashë që uz gjodhe, pu pu pu ça stresi, ik thashë, mbyll listat, ul çepenin se të shkatërroi prapë Lul tsunami. Siç më shkatërrove në 2015-ën, 2017-ën, 19-ën, 21-in. Eh ça më ke bërë, ça më ke bërë! Po që më ka marrë malli të ma këndosh hymnin atje poshtë.

midle

Lulzim Basha: Po dil vetë në fushë mor burrë, doktori 81 vjeç!

Edi Rama: Unë të dal në fushë?! Mos mor burrë! Tani që dole ti me Pëllumb Seferin, le të merret bufi me ty tani, por kam frikë se është vonë, u ngrit era euroatlantike dhe po shkunden puplat te këneta.

Lulzim Basha: Dil vetë në fushë, thuj doktorit merrem unë me Bashën, siç jeni marrë më përpara me mu!

Edi Rama: Ehh, vallaj këtu s’di ça të them tani se më keni bërë si dashnore kolektive kur thoshte Bert çamçakizi, e mban mend apo jo te ai filmi “Horizonte të hapura”? Iu myti xhelozia, iu myti, ti thuaj jam i doktor bufit, bufi thotë jam i Bravës. Nuk e di ore! Po ai Gaz ballokumja i kujt është mor Lul pash Zotin?! Se më pate çmen, e man men apo jo? Gazi është i imi, s’ka si Gazi im, s’ka si Gazi im! Eh mor artist, artist kur do të kuptojë këneta ty! Po ti mos ma ndaj mendjen e lehtë, edhe ec aty, jepi gaz! Të përshnes! Mos harro, 5! Numrin 5!

Comments