Patentëshoferët kosovarë të barabartë me ata austriakë që nga 1 marsi

56
fresco

Ambasada austriake në Prishtinë dëshiron të informojë mediat se, që nga 1 marsi 2025, patentëshoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patentëshoferët austriakë.

Patentëshoferët kosovarë u njohën në Austri më 1 shtator 2023, me miratimin e marrëveshjes për krijimin e bashkësisë së transportit në nenin 23 të Ligjit për patentëshoferët (FSG).

Bazuar në këtë, mbajtësit e patentëshoferëve kosovarë kanë të drejtën të drejtojnë automjetet përkohësisht në Austri.

Nëse qëndrojnë mbi 6 muaj në Austri ose vendosin vendbanimin në Austri, duhet të konvertojnë patentëshoferin kosovar.

midle

Megjithatë, patentëshoferët kosovarë nuk ishin të barabartë me ata austriakë, ndaj konvertimi kërkonte një provim praktik të ngasjes.

Tani, me ndryshimin e rregullores përkatëse, që nga 1 marsi 2025, patentëshoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patentëshoferët austriakë.

Kjo do të thotë se patent-shoferët kosovarë, që nga ky moment, mund të konvertohen në Austri pa pasur nevojë për një provim praktik të ngssjes, nëse qëndrohet mbi 6 muaj në Austri ose vendoset qëndrimi i përhershëm në Austri.

Me këtë ndryshim të rregullores, Austria plotëson një kërkesë të rëndësishme dhe konkrete të ekonomisë dhe të gjithë atyre që posedojnë një patentëshofer kosovar./Indeksonline/

Comments