PDK-ja kërkon heqjen e tarifave ndaj SHBA-së, Nikaj: Çdo vonesë, mungesë vizioni i qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar heqjen e tarifave ndaj SHBA-së.
Bernard Nikaj nga kjo parti, u shpreh se Qeveria e Kosovës duhet të veprojë pa vonesa në heqjen e tarifës prej 10% ndaj mallrave të SHBA-së.

“Për Kosovën, partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqëson një bosht strategjik dhe ekonomik të pazëvendësueshëm — shumë më të rëndësishëm sesa pesha që ka tregu i Kosovës për ekonominë amerikane. Në këtë kontekst, mbajtja e tarifës prej 10% ndaj produkteve amerikane nuk ka domethënie ekonomike, e aq më pak arsyetim politik. Në këtë moment ajo dëmton drejtpërdrejt interesat afatgjata të shtetit të Kosovës dhe cenon lidhjet me aleatin tonë kryesor. Heqja e menjëhershme e kësaj tarife është jo vetëm një veprim racional, por edhe një sinjal i qartë politik se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj thellimit të marrëdhënieve me SHBA-në”, tha ai.
Çdo vonesë në këtë drejtim duhet të interpretohet si mungesë vizioni dhe jo seriozitet nga ana e Qeverisë së Kosovës në raport me aleancat kyç të vendit, ka shtuar ai./Indeksonline/